Butleri kërkon largimin nga Minnesota

21 shtator 2018 | 15:19

Ylli i Minnesota Timberwolves, Jimmy Butler, ka kërkuar largimin nga skuadra përpara fillimit të sezonit 2018-2019.

Sipas medieve amerikane, ekipet të cilat Butleri do ta pranonte transferimin janë Brooklyn Nets, Los Angeles Clippers dhe New York Knicks. Butler u mor në qershorin e 2017-s nga Minnesota, pas një marrëveshjeje me Chicago Bullsin.

Në sezonin e kaluar ai kishte një mesatare prej 22.2 pikësh, 5.3 topa në tabelë, 4.9 asistime dhe dy topa të vjedhur për ndeshje. Pavarësisht se zhvilloi një sezon të mirë, ka pasur shumë zëra se 29-vjeçari nuk kishte një marrëdhënie të mirë me disa prej lojtarëve kryesorë të Timberwolves.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdim të vizitave që po iu bën shkollave të…