Buxheti i komunës së Drenait për vitin 2020 do të jetë 17 milionë euro

18 gusht 2019 | 13:39

Komuna e Drenasit ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve buxhetore në vendbanime për të diskutuar planifikimin e buxhetit për vitet 2020-2022, pas marrjes së Qarkores Buxhetore 2020/02 të lëshuar nga Ministria e Financave e cila i ka caktuar kufijtë e planifikimit të për të gjitha linjat e shpenzimeve të parasë publike.

Ndonëse komuna me kohë dhe sipas Ligjit ka bërë njoftimet e takimeve, madje duke i kontaktuar edhe përmes telefonit kryetar të vendbanimeve e përfaqësues të lagjeve, pjesëmarrja e qytetarëve nuk ka qenë e kënaqshme, mirëpo, ata pjesëmarrës që kanë qenë prezent, kanë adresuar kërkesat e tyre të cilat janë ne interesin e komunitetit ku ata jetojnë.

Këtë javë janë zhvilluar dëgjimet buxhetore në shkollën “Xheladin Gashi-Plaku” në Komoran, ku të pranishëm ishin, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, drejtori i Infrastrukturës Lokale, Idriz Hysenaj, drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, drejtori për Buxhet e Financa, Shyqeri Bublaku, kryetar të fshatrave, qytetarë dhe përfaqësues nga OSBE.

Në bashkësinë e Komoranit janë përfshirë; Komorani I, II, III dhe IV, Kizhnareka, Nekoci, Sankoci, Fushtica e Ulët dhe e Larta, Korrotica e Ulët dhe e Larta, Zabeli i Ulët dhe i Lartë.

Ndërsa, është mbajtur dëgjimi buxhetor me banorët e Drenasit I, II dhe III, të fshatit Shtrubullovë, Gllobar, Poklek i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë dhe lagja e Feronikelit.

Fillimisht, në këto dëgjime, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci ka shpalosur synimet e komunës për buxhetin e vitit 2020 dhe planifikimin për vitet 2021 dhe 2022 dhe ka treguar për projektet qe do të zhvillohen në lokalitetet e tyre, ndërsa të gjithë të pranishmit janë pajisur me materialet informuese të projekteve kapitale qe janë planifikuar të realizohen gjatë viteve në vazhdim.

“Ju para vetës keni edhe një draft-listë të investimeve kapitale si dhe një informatë të planifikimit të buxhetit, por ne këto takime, kërkojë nga ana juaj që pasi të shihni propozimet tona, të jepni sugjerimet e juaja, sepse këto takime, kanë për qëllim të përgatisim një buxhet sa me të mirë se bashku me ju për t’i realizuar projektet për vitet e ardhshme”, ka thënë kryetari Lladrovci, duke shtuar se projektet që shini para vetës nuk janë të përfshira edhe ato projekte që marrin mbështetje nga niveli qendror dhe donacionet e ndryshme.

Të pranishmit, kanë paraqitur sugjerimet dhe propozimet e tyre për projektet që janë në interesin e përgjithshëm të lokalitetit ku ata jetojnë.

Buxheti i komunës së Drenait për vitin 2020 do të jetë afër 17 milionë euro, një milion më shumë se i këtij vitit, ndërsa afër 5 milionë euro janë të dedikuara për investime kapitale, duke mos përfshirë projektet e nivelit qendror, ndërtimin e rrugës me katër korsi, Polluzhë-Komoran, stadiumin dhe projektet të tjera.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në “Stamford Bridge” nga ora 17:30 zhvillohet ndeshja e javës…