Buxheti i Malishevës për vitin 2020 do të jetë mbi 15 milionë euro

20 maj 2019 | 13:34

Është mbajtur të hënën mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, e drejtuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Në këtë mbledhje, drejtori për Buxhet dhe Financa, i ka njoftuar drejtorët komunalë, me qarkoren e parë buxhetore, për hartimin e buxhetit 2020-2022. Bazuar në këtë qarkore, buxheti për vitin 2020 pritet të jetë 8 për qind më lartë se buxheti i këtij viti.

Gjatë raportimit të tij, në Këshillin e Drejtorëve, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, ka deklaruar se buxheti për vitin 2020 do të jetë për 8 për qind, më lartë se buxheti i vitit aktual apo 1.2 milion euro më shumë. “Buxheti për vitin 2020 sipas qarkores së dërguar, është 15 583 802 euro apo 1.2 milion më shumë se buxheti i këtij viti”, ka deklaruar Mazreku.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga drejtorët e drejtorive që t’i bëjnë planifikimet me kohë, edhe pse tashmë kanë filluar të punohet në hartimin e buxhetit.

Në këtë mbledhje edhe drejtorët e drejtorive tjera komunale kanë raportuar për aktivitetet e javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim.

Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, ka bërë me dije se më 25 maj do të mbahet testi i arrtishmërisë për 37 shkollat e komunës sonë. Në këtë kontekst, ai ka theksuar se për mbajtjen e testit Drejtoria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Ferizaj ka përmbyllur me sukses aksionin për vaksinimin…