Buxheti i vitit 2024, Shala i PDK-së me statistika tregon se si qeveria diskriminuar komunat që nuk drejtohen nga LV-ja

16 nëntor 2023 | 13:31

Në Kuvendin e Kosovës është duke u debatuar për Projektligjin për buxhetin e shtetit për vitin 2024.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, në adresimin e tij para deputetëve ka akuzuar qeverinë Kurti për diskriminimin e komunave të cilat nuk qeverisën nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka thënë se qeveria Kurti ka përdorur kriter politik kur ka vendosur ta ndajë buxhetin për investime kapitale për komunat, shkruan “Epoka e re”.

Shala ka thënë se me buxhetin e ri investimet e reja për komuna janë si vijon: Gjilan 22.24 për qind, Prishtinë 7.03 për qind, Shtime 7.63 për qind, Mitrovicë 5.02 për qind, Kamenicë 6.86 për qind, Kaçanik 2.09 për qind, Podujevë 6.13 për qind, Prizren 2.09 për qind, Vushtrri 2.01 për qind, Drenas 0.05 për qind dhe Skenderaj 0.04 për qind.

Më tutje, ai ka thënë se afër 32 për qind e buxhetit është për ndihma sociale.

“Pra edhe në këtë buxhet është e njëjta logjikë, buxhet i varfërisë dhe buxhet social. Ose lirisht mund ta quajmë buxhet për zgjedhjet e ardhshme, nisur nga fakti se 1.1 miliard euro janë subvencione”, ka thënë Shala.

Deputeti Shala, ka kritikuar qeverinë Kurti edhe për zvogëlimin e buxhetit për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së dhe për arsimin.

“Krahasuar me vitin 2023 ka një rënie prej 3.39 milion euro më pak. Pra rriten shpenzimet për mallra dhe shërbime, ndërsa zvogëlohen për pensionet dhe kompensimet për veteranët dhe invalidët e luftës”, ka thënë Shala, i cili ka dhënë edhe disa rekomandime për qeverinë në raport me buxhetin.

“Të bëhet shpërndarja e buxhetit mbi bazën e fuqisë dhe rëndësisë ekonomike për organizatat buxhetore. Ndarja e buxhetit milionësh për ndërmarrje publike pa plane, pa performancë dhe pa arsye te mirëfilltë të interesit publik. Të ndalet menjëherë kjo gjakderdhje financiare. Mos i mbuloni dështimet e keqmenaxhimeve të njerëzve politik e të pa aftë që i keni vendos aty. Të ndahet buxheti për dikasteret vitale të ekonomisë për energji që është jetike për ekonomi për miniera dhe teknologji te informacionit që është e ardhmja”, ka thënë Shala.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori me prejardhje shqiptare Granit Xhaka ka hyrë në histori…