Xhaka në histori të Kombëtares së Zvicrës

16 nëntor 2023 | 13:24

Mesfushori me prejardhje shqiptare Granit Xhaka ka hyrë në histori të kombëtares së Zvicrës. Ai zyrtarisht ka më së shumti paraqitje për “helvetikët”.

Këtë rekord ai e arriti në ndeshjen e së mërkurës ku skuadra e drejtuar nga trajneri Murat Yakin, barazoi 1-1 kundër Izraelit. Kapiteni zviceran i ka deri më tani 119 paraqitje.  31-vjeçari është pjesë e kombëtares A nga viti 2011-të, ku ka realizuar 11 gola dhe ka bërë shtatë asistime.

Granit Xhaka, me Zvicrën ka luajtur në tre Kampionate Botërore (2014, 2018 dhe 2022), ndërsa dy herë ka marrë pjesë në Kampionate Evropiane (2016 dhe 2020).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bostoni ka fituar ndeshjen ndaj Philadelphias (117-107), në duelin mes…