Igli Tare kërkohet edhe në Arabinë Saudite
Igli Tare po kërkon një aventurë të re për të rifilluar karrierën si drejtues sportiv, pas etapës së fundit te Milani, e cila u mbyll para kohe dhe pa shumë sukses. Drejtuesi shqiptar, ndonëse është përfolur vazhdimisht për mundësi të reja te klube të tjera në Itali, duket se ka oferta konkrete për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.
Sipas gazetarit italian Francesco Porzio, i cili ka folur në emisionin “Al-Montasaf”, Tare dhe drejtuesit e klubit Al Ahli janë në negociata që shqiptari të marrë postin e drejtorit sportiv.
Drejtuesit sauditë synojnë të përfitojnë nga përvoja e Tares dhe janë në bisedime për t’i besuar atij detyrën e identifikimit dhe afrimit të lojtarëve cilësorë në skuadër.
Megjithëse Porzio e ka përshkruar Taren si një person “të vështirë për të punuar”, për shkak të personalitetit të tij strikt, raportohet se drejtuesit e Al Ahli vazhdojnë negociatat me të. Klubi synon të plotësojë vendin e lënë bosh që nga largimi i portugezit Rui Pedro, në shtator. Ndërkohë, sipas mediave italiane, Tare shihet edhe si një nga opsionet për t’u emëruar drejtor sportiv te Napoli.



