Bytyçi: Qeveria Amerikane ka qenë partneri kryesor në fushën e arsimit

18 qershor 2019 | 21:24

Nëse Kosova synon madhështinë, ne duhet të kemi njerëz të kualifikuar dhe universitete publike të shkëlqyera! ????

Bashkë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkëlqesinë e tij, z. Philip Kosnett, drejtoreshën Ekzekutive, njëherit Presidenten e World Learning Inc, znj. Carol Jenkins dhe profesorë të Universiteteve të Kosovës morëm pjesë në ceremoninë përmbyllëse të përfundimit të “Programit të Lidershipit Transformues”, respektivisht programit përmes së cilës janë ofruar bursa dhe Partneritete mes Universiteteve të Kosovës dhe atyre Amerikane, projekt ky i mbështetur nga partneriteti mes Qeverisë Amerikane-përmes USAID dhe Qeverisë së Kosovës.

Qeveria Amerikane, për shtetin tonë në përgjithësi e sidomos në fushën e arsimit, ka qenë dhe vazhdon të jetë ndër partnerët tanë kryesor, të cilët kanë ofruar mbështetje të madhe për profesorët e Universiteteve të vendit dhe jo vetëm, andaj i jemi tejet mirënjohës.

Nëse Kosova synon madhështinë, ne duhet të kemi njerëz të kualifikuar dhe universitete publike të shkëlqyera. Themeluesit e Programit të Lidershipit Transformues (Qeveritë e SHBA dhe Kosovës) e kuptuan mirë këtë.

Sot, ne i njohim dhe falënderojmë shumë palë të interesit: Themeluesit e TLP, të cilët nisën këtë program, qytetarët dhe tatimpaguesit e të dy vendeve, të cilët e financuan këtë program, njerëzit në SHBA dhe Kosovë të cilët e menaxhuan atë dhe e ruajnë integritetin e këtij programi, të gjithë të rinjtë ambiciozë që aplikuan në program, studentët që kanë përformuar aq mirë në SHBA, familjet që mbështetën dijetarët e tyre të rinj, universitetet amerikane që lidhën partneritet për të rindërtuar UP-në, stafin e UP-së i cili punon për të ndërtuar ekselencën në universitet dhe të gjithë ata njerëz që kanë punuar për ta bërë këtë projekt një sukses.

Sa e rëndësishme është që të ndalet për të festuar suksesin tonë dhe për të falënderuar, ne duhet ta pranojmë realitetin që puna jonë nuk ka përfunduar. Ndërsa kemi bërë progres, ne kemi një distancë të madhe për të udhëtuar para se të llogarisim sistemin publik të arsimit të lartë si një sukses.
Sfidat me të cilat përballet UP dhe 6 universitetet tona janë të rëndësishme dhe nuk mund t’i katalogoj të gjitha sot. Ne duhet të ristrukturojmë qeverisjen dhe llogaridhënien e UP-së dhe universiteteve të tjera në mënyrë që të përfaqësojnë interesat e Kosovës, qytetarëve të saj, studentëve të saj, tregut të punës dhe institucioneve. Kjo kërkon reforma ligjore dhe statutore.

Duhet të përmirësojmë prodhimin dhe përdorimin e të dhënave në marrjen e vendimeve për universitetet tona. Ne duhet të ndërtojmë një sistem kërkimi që mbështet nevojat e qytetarëve të Kosovës dhe që nxit inovacionin dhe ndërmarrësinë. Ne duhet të investojmë në sistemin tonë publik të arsimit të lartë dhe në institucione në mënyrë që çdo student që regjistrohet të marrë një arsimim të klasit botëror.

Kjo është një listë e shkurtër, këto nuk janë të gjitha sfidat me të cilat përballemi, por një pikë e rëndësishme e fillimit dhe, siç mund ta shihni, asnjë nga këto nuk është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë. Megjithatë, ne duhet t’i zgjidhim ato për të mirën e këtij vendi. Ne duhet të përmbushim standardet botërore dhe të konkurrojmë me ekonomitë e përparuara.

Nëse mund të vazhdojmë të bashkëpunojmë me miqtë tanë amerikanë dhe evropianë dhe të angazhojmë të gjithë qytetarët e Kosovës në zgjidhje, mund t’i kapërcejmë të gjitha këto sfida. Të ballafaqohemi me sfida është përgjegjësia jonë e shenjtë si zyrtarë publikë dhe si qytetarë të këtij vendi.

Prandaj, dëshiroj të shpreh angazhimin tim si ministër dhe angazhimin e MASHT-it për të vazhduar punën e TLP-së për pesë vitet e ardhshme. Duke zgjeruar partneritetin tonë me World Learning dhe universitetet kërkimore nga Iowa dhe Indiana, ne do të sigurojmë një mjet për të përmbushur angazhimin e shprehur të udhëheqësve të Kosovës për të ndërtuar mbi partneritetin tonë me SHBA.
Ne nuk do të ndalemi, nuk mund të ndalemi, derisa t’i numërojmë universitetet tona publike midis universiteteve udhëheqëse në rajon dhe përfundimisht në botë.

Ftoj miqtë tanë amerikanë që të vazhdojnë partneritetin tonë dhe të bashkohen me ne në përpjekjet tona të vazhdueshme për të ndërtuar ekselencën në universitetet tona publike. Ashtu si universitetet në Iowa, Indiana, Minesota, Arizona dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara që ishin institucione kyçe kur Amerika po ndërtonte vendin e vet, universitetet tona duhet të ngrihen në atë nivel dhe të ndërtojnë Kosovën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës shumë shpejt pritet të…