Bytyçi thotë se testi i maturës ka pasur sukses

12 qershor 2018 | 11:05

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka raportuar para Kosmionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me pjesën e parë të testit të Maturës Shtetërore.

Me këtë rast, ai ka thënë se këtë vit testi i Maturës ka shkuar shumë më mirë se vitin e kaluar.

“Rezultatet e testit të maturës do ta kenë një përqindje më të mirë këtë vit sesa në vitin e kaluar dhe më afër realitetit, vërtetë kësaj radhe jemi afër realitetit në Kosovë”, ka thënë Bytyqi, raporton “Epoka e re”.

Ai po ashtu ka paraqitur edhe parregullsitë gjatë mbajtjes së këtij testi.

“Këtë vit kanë qenë 27,733 maturantë, 56 nxënës janë përjashtuar nga testi pasi kanë shkelur rregullat. 8 administratorë po ashtu janë përjashtuar dhe nuk kanë të drejtë as në të ardhmen të jenë pjesë e testit”, ka thënë Bytyqi.

/Epoka e re/A.Shefkiu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar të hënën nga ministrat e…