Bytyqi: Studentët tani kanë edhe një mundës të mirë për të studiuar në Itali

14 qershor 2019 | 17:40

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqyri Bytyqi, dhe rektor i Universitetit të Camerinos, Claudio Pettinari, kanë nënshkruar të premten një marrëveshje të bashkëpunimi, e cila parasheh ndarjen e bursave për studentët nga Kosova të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet në këtë universitet.

Me këtë rast, ministri Bytyqi ka thënë se studentët tashmë kanë edhe një mundësi të mirë për studime në Itali.

“Sot kam takuar z. Claudio Pettinari, rektor i Universitetit të Camerinos, universitet ky i themeluar në vitin 1336. Bashkë me rektorin Pettinari kemi nënshkruar një marrëveshje të bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universitetit të Camerinos. Kjo marrëveshje parasheh ndarjen e bursave për studentët nga Kosova, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet në Universitetin e Camerinos, si dhe mundësi tjera të bashkëpunimit në arsimin e lartë”, ka shkruar Bytyqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka falënderuar rektorin Pettinari për gatishmërinë e tij për këtë bashkëpunim konkret, gjithashtu edhe konsullin tonë në Romë, Arben Muhameti, si dhe gjithë komunitetin shqiptar në Itali, që me shumë mund po bëjnë më të mirën për një arsim më cilësor për të rinjtë tanë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me ish-kapitenin…