Përurohet fusha multifunksionale në oborrin e çerdhes “Xixëllonjat”

14 qershor 2019 | 17:38

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me ish-kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Cana, kanë përuruar sot fushën multifunksionale në oborrin e çerdhes “Xixëllonjat” si pjesë e projektit Ka2al (KAZAL).

Të pranishëm në demonstrimin e aktiviteteve bashkë me fëmijët ishin edhe Granit Xhaka, Etrit Berisha dhe Ledri Vula.

Qëllimi i projektit Ka2al (KAZAL) është vetëdijesimi dhe edukimi i fëmijëve parashkollorë për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e sportit dhe aktiviteteve fizike për zhvillimin mendor e fizik, qysh në fëmijërinë e hershme.

Fotografia e Shpend Ahmeti

Fotografia e Shpend Ahmeti

Fotografia e Shpend Ahmeti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në komunën e Obiliqit është përuruar Shtëpia e Kulturës “Xhavit…