Bytyqi takon ambasadorin turk, flasin për vazhdimin e bashkëpunimit në arsim

05 mars 2019 | 14:39

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka takuar ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në arsim mes dy vendeve.

Ai ka thënë se ambasadorin Sakar e ka uruar për detyrën e re dhe e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që shteti turk i ka dhënë Kosovës në të gjitha fushat e jetës, e veçanërisht në arsim.

“Theksova bashkëpunimin e mirë që kemi pasur edhe me ish ambasadoren Kilic dhe theksova gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tutje në të mirë të ofrimit të arsimit cilësorë për nxënësit dhe studentët”, ka thënë Bytyqi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë…