Cagliari interesohet për Bajramin

04 janar 2022 | 10:53

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, është duke kaluar nëpër një formë fantastike në Serie A.

Skuadra e Cagliarit është në kërkim të përforcimeve në afatin kalimtar të janarit, teksa objektiv kryesor ka mesfushorin shqiptar. Megjithatë, Empoli për ta lënë të lirë Bajramin, është duke kërkuar 11 milionë euro, shkruan “Tuttomercatoweb”.

Bajrami me Empolin në këtë sezon ka zhvilluar 22 paraqitje, teksa ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar katër të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme të Shërbimit Spitalor…