Çaji i nxehtë mund ta rrisë rrezikun e kancerit

14 shtator 2018 | 11:22

Në të gjithë botën, çaji i nxehtë është një pije shumë e dashur. “Euromonitor International” ka vlerësuar se rreth 2.9 milionë ton çaj është konsumuar vetëm gjatë vitit 2016.

Kjo duket e çuditshme sepse çajrat konsiderohen përpos si të shijshëm edhe se sjellin shumë përfitime shëndetësore për trupin e njeriut.

Megjithatë, një studim i kryer nga Universiteti i Pekinit në Kinë, ka gjetur se nxehtësia e çajit ka ndërlidhje me fillimin e kancerit të ezofagut.

Sipas “World Cancer Research Fund International”, ky lloj i kancerit është ndër tetë më të zakonshmit në mbarë botën, shkruan “Medicalnewstoday”.

Sipas studiuesit Jun Lv, pirja e çajit të nxehtë në baza të rregullta lidhet me kancerin e ezofagut tek njerëzit të cilët gjithashtu konsumojnë duhan dhe alkool rregullisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert për vizitorë në Ditën…