Veseli në Ditën e Demokracisë kërkon nga opozita të bashkohet për temat e mëdha

14 shtator 2018 | 11:18

Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert për vizitorë në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Duke iu uruar mirëseardhje të pranishmëve, kryeparlamentari Kadri Veseli, në fjalën e tij të rastit ka ftuar opozitën të bashkohen në temat e mëdha, derisa ka theksuar edhe një herë që askush nuk mund ta vë në pikëpyetje integritetin territorial të vendit, raporton “EO”.

“Interesat partiake janë legjitime në demokraci, mirëpo nuk duhet të jenë mbi interesin publik. Lidhur me dialogun me Serbinë ne duhet të ulemi dhe t’i bisedojmë sfidat. Politika e qorrsokakut askujt nuk i shërben. Temat për rrezikun e ndarjes së Kosovës nuk janë të qëndrueshme, por janë gracka të kundërshtarëve tanë. Kosova ka integritetin e saj territorial dhe askush nuk ka të drejtë të marrë vendime që shkelin parimet e saj”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi,…