Do të thellohet bashkëpunimi në mes FFK-së dhe FSUK-së

14 shtator 2018 | 11:17

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, e ka pritur në një takim kryetarin e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, Musa Selimi, me bashkëpunëtore.

“Gjatë këtij takimi Selimi fillimisht e uroi presidentin Ademi për mandatin katërvjeçar në krye të FFK-së si dhe për fitoren e Kombëtares A në Ligën e Kombeve, kurse kërkoi nga FFK-ja bashkëpunim në aktivitete të ndryshme, veçmas në turnetë e futsallit me ekipet e studentëve. Ndërkohë, presidenti Ademi shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha veprimtaritë me FSUK-në ku është e mundshme një gjë e tillë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Gremnik të…