Policia konfiskon një armë në Klinë

14 shtator 2018 | 11:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Gremnik të Klinës patrulla policore ka ndalur një automjet me tabela vendore, ku gjatë kontrollimit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator, gjashtë (6) fishekë të cal. 7.65 mm, ndërsa tek pasagjeri është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 1 gr.

Me vendimin e prokurorit, i dyshuari (vozitësi) pasi ka refuzuar të japë shënimet personale është dërguar në qendrën e mbajtjes, kurse dy të dyshuarit, pasagjerët pas intervistimit janë liruar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në…