Cakaj: Mbarëvajtja e zgjedhjeve, e rëndësishme aq sa mbajtja e tyre

30 qershor 2019 | 12:29

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka deklaruar se mbarëvajtja e zgjedhjeve vendore është pothuajse aq e rëndësishme sa mbajtja e tyre kësaj radhe.

Ai ka thënë se nuk duhet të ketë asnjë pengesë në të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur dhe se sjellja e përgjegjshme, paqësore dhe e qetë e gjithsecilit është detyrim qytetar dhe kombëtar.

“Rëndësia e zgjedhjeve të sotme është e dyfishtë. Nga njëra anë, manifestimi i vullnetit të lirë me të drejtën e votës për të zgjedhur strukturat e pushtetit vendor dhe, nga ana tjetër, dhënia e një shembulli historik se qëndrueshmëria e institucioneve dhe kalendari kushtetues i Shqipërisë është përmbi llogaritë e ngushta të çfarëdo partie politike”, ka thënë Cakaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD) në Kuvendin e Kosovës, Dardan…