Cakaj: Nuk ka forcë në botë që të rishkruajë historinë e të njollosë UÇK-në

24 qershor 2020 | 20:46

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me akuzat drejtuar Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit duke shprehur bindjen e plotë në pafajësinë e tyre.

Sipas Kryediplomatit Cakaj, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë. UÇK-ja, shprehet Cakaj, është jo vetëm pika më e lartë e përpjekjeve historike të popullit të Kosovës për liri e vetëvendosje, por edhe kapitulli më i lavdishëm i historisë sonë kombëtare.

“Prandaj, sot, duke qenë krejtësisht të bindur në pafajësinë e tyre të plotë e duke njohur me nderim të thellë punën e tyre në shërbim të kombit shqiptar e vlerave njerëzore, mbështetje e pakursyer për Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjithnjë duke kujtuar kryelartë e ballëhapur gjithë historinë e ndritur e të paqtë të Ushtrisë Çlirimtare Të Kosovës! Atë që mund ta mbulojë mjegulla e politikës ditore, nuk mund ta fshehë askush nga historia: krenar me punën e tyre për çlirimin e Kosovës e ndërtimin e saj”, ka shkruar Cakaj në reagimin e tij

Gjithashtu, Cakaj shprehu mirënjohjen e krenarinë për çdo pjestar të UÇK-së, për shërbimin ndaj vendit dhe qëndrimit në faqen e bardhë të historisë.

“Mbase në botë mund të ndodhin shumë çudira, por nuk ka asnjë forcë mbi rruzullin tokësor që mund ta rishkruajë historinë, njollosë UÇK-në, a tjetërsojë përpjekjen e popullit shqiptar për drejtësi dhe çlirim!, përfundoi Ministri në detyrë Cakaj reagimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka…