Cakolli: Kryesuesi Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare

01 korrik 2025 | 13:02

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka komentuar seancën e fundit të Kuvendit, ku edhe për të 40-në herë dështoi konstituimi i Kuvendit.

Cakolli në një postim në “Facebook” shkruan se kryesuesi Avni Dehari e mbylli seancën në mënyrë arbitrare.

“Sot, për të dytën herë pas aktgjykimit, kryesuesi Avni Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare. Kjo është jo vetëm shkelje e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe cenim i të drejtës kushtetuese të deputetëve për të votuar. Refuzimi për të kaluar në votim të fshehtë – ndonëse mocionet procedurale nuk lejohen fare – nuk mund të interpretohet njëanshëm si dështim i seancës. Përkundrazi, në mungesë të ndryshimit të procedurës, seanca duhet të vazhdojë me votim të hapur, siç është standardi”, tha ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Makthi ka përfunduar për Dani Carvajal. Mbrojtësi i Real Madrid…