Cakolli: Politizimi i pothuajse secilit diskutim në KQZ po cenon profesionalizmin e këtij institucioni

25 shkurt 2021 | 15:44

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë sot se asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq shumë raste të mbylljes së mbledhjeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve para kohe, si rrjedhojë e përplasjeve politike.

Cakolli në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se degradimi dhe shndërrimi i mbledhjeve të KQZ-së në hapësirë për shfryrjen e inateve politike, përmes devijimit nga agjenda është për të ardhur keq.

“Asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq shumë raste të mbylljes së mbledhjeve të KQZ-së para kohe, si rezultat i përplasjeve politike. Degradimi dhe shndërrimi i mbledhjeve të KQZ-së në hapësirë për shfryrjen e inateve politike, përmes devijimit nga agjenda, është për të ardhur keq. Ndonëse Kosova prej vitesh është përgëzuar për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve, për çka një pjesë e madhe e meritave i shkojnë KQZ-së, politizimi i pothuajse secilit diskutim apo pikë të rendit po cenon profesionalizmin e këtij institucioni por edhe besimin e publikut në të”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Prishtinës ka nisur ndërtimi i Qendrës për…