Çaktivizohet bomba 100 kilogramëshe e Luftës së Dytë Botërore në Berlin

04 prill 2024 | 16:57

Është çaktivizuar pas disa orësh bomba e Luftës së Dytë Botërore në Berlin.

Fillimisht, policia ka përfunduar evakuimin në zonën e ndaluar të enjten.

Menjëherë më pas, bomba prej 100 kilogramësh në Berlin, më saktë në Schmargendorf është çaktivizuar, shkruan “Bild”.

“Bomba e Luftës Botërore u çaktivizua me sukses”, ka shkruar Policia e Berlinit në rrjetin social “X”.

Që nga mëngjesi, disa rrugë janë mbyllur plotësisht, përfshirë këtu edhe autostradën e qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jadon Sancho, talenti 23-vjeçar, u rikthye në janar te Borussia…