Caktohet masa e paraburgimit për “Burdushin”

17 nëntor 2018 | 17:22

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e prokurorisë duke i caktuar kështu Hysri Peqanit i njohur si “Burdushi”, një muaj paraburgim.

Këtë e ka konfirmuar për “lajmi.net”, avokati i tij Asdren Hoxha.

Hoxha ka thënë se Gjykata i ka caktuar 30 ditë paraburgim Peqanit.

Hysri peqani dyshohet për katër vepra penale.

Burdushi sipas prokurorisë dyshohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore, mashtrim, shmangje tatimi dhe mbajtja nën pronësi të paautorizuar të armëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 100 thasë me mbeturina janë mbledhur sot nga dhjetëra…