Pastrohet Liqeni i Badovcit, mblidhen mbi 100 thasë mbeturina

17 nëntor 2018 | 17:14

Mbi 100 thasë me mbeturina janë mbledhur sot nga dhjetëra vullnetarë në një aksion pastrimi te Liqeni i Badocit, në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Aksioni i sotëm u fokusua te pastrimi i hapësirave përskaj liqenit dhe hapësirave të brezit rrugor, ndërsa thasët e mbledhur nga vullnetarët u larguan nga Kompania “Pastrimi”, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.

“Let’s Do It”,  shpreh shqetësimin për ndotjen e vazhdueshme të brezeve rrugore.

Po ashtu, shqetësuese është edhe hedhja e mbeturinave në hapësirat skaj Badovcit, pasi ato po rrisin nivelin e ndotjes në Liqen.

Siç thuhet në njoftimin e “Let’s Do It Kosova”,  drejtori Ekzekutiv Luan Hasanaj ka kërkuar nga qytetarët dhe institucionet që maksimalisht të kujdesen për këtë pjesë, pasi nga aty furnizohet me ujë të pijshëm thuajse e tërë Kosova. “Në kuadër të aksionit ta pastrojmë Kosovën sot kemi ardh në Badovc, për ta pastruar këtë hapësirë  e cila fatkeqësisht  është në gjendje shumë të keqe. Qëllimi është që përveç pastrimit, të kërkojmë përgjegjësi prej institucioneve edhe prej qytetarëve të pandërgjegjshëm. Prej këtij liqeni furnizohet me ujë pothuajse tërë Kosova dhe është shndërruar në një deponi,  kjo nuk do koment”, ka thënë Hasanaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Maltë – Kosovë. Kjo…