
Caktohet ora e ndeshjes Zvicër – Kosovë
04 shkurt 2022
| 17:33
Kombëtarja e Kosovës në futboll me 29 mars do ta ketë një ndeshje tejet të rëndësishme, shkruan Demokracia.com.
“Dardanët” do të përballën në një miqësore luksi me Përfaqësuesen e Zvicrës.
Mediat zvicerane tashmë gjithçka kanë bërë zyrtare dhe është caktuar edhe ora e ndeshje.
Takimi do të luhet në stadiumin e Cyrihut nga ora 18:00, derisa ekipi i Kosovës në këtë takim do të drejtohet nga trajneri i ri, pra nuk do të jetë tekniku Primozh Gliha që Kosovën e udhëhoqi në sfidën e fundit ndaj Greqisë.