Dënohet me burgim ish-ministri Saimir Tahiri

04 shkurt 2022 | 17:33

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri.

Për ish-ministrin Tahiri ka lënë në fuqi vendimin e dënimit me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Tahiri është akuzuar nga SPAK për trafik të lëndëve narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale.

“Vuajtja me dënim fillon nga dita e ekzekutimit dhe të kryet në një burg të sigurisë së zakonshëm. I lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë.”, ka thënë gjykatësi.

SPAK-u ka kërkuar 12 vite burgim për Tahirin, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar Prokuroria Speciale kërkon përfundimisht që ish-ministri të dënohet me 8 vite burg dhe 3 vite mos të ushtrojë funksion publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën do të zhvillohet xhiroja e 14-t në Superligën…