Callejoni nuk e rinovon kontratën me Napolin

02 dhjetor 2019 | 15:49

Jose Callejon duket gjithnjë e më larg Napolit. Spanjolli nuk ka gjetur ende një marrëveshje me drejtuesit e klubit për ta rinovuar kontratën, çka do të thotë se ai mund të largohet me parametra zero.

Diçka e tillë me shumë mundësi pritet të ndodhë, pasi palët duken shumë larg marrëveshjes. Situata e fundit në klubin e Napolit, me drejtuesit që ndëshkuan lojtarët, pas refuzimit të tyre për t’u grumbulluar, duket se ka ndikuar edhe në vendimet e disa futbollistëve të cilët nuk pranojnë të rinovojnë dhe në përfundim të sezonit presin të largohen.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me motivacionin “Për kontributin e dhënë në ndihmë familjeve në…