Calvin Harris mbush ‘Instagram’-in me shqiptarë

06 gusht 2019 | 11:51

DJ me famë ndërkombëtare, Calvin Harris, të dielën në mbrëmje ka argëtuar mijëra njerëz në festivalin Sunny Hill në parkun e Gërmisë. DJ i njohur erdhi për herë të parë në Prishtinë dhe ai u përkujdes që performancat e tij të mbeten gjatë në kujtesën e shqiptarëve. Ajo që ra në sy të hënën ishte “Instagram”-i i tij, saktësisht “instastory” ku dominojnë shqiptarë. DJ zgjodhi disa prej njerëzve të cilët e kishin etiketuar atë mbrëmë dhe i hodhi në “instastory”, aty ku ka miliona ndjekës. Festivali Sunny Hill u mbyll të dielën pas tri netëve elektrizuese me artistë ndërkombëtarë e shqiptarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj,…