Cana, Garcias: Gustavo nuk është mbrojtës

04 tetor 2018 | 16:18

Lorik Cana duket se nuk heq dot dorë nga Marseille. Të gjithë e mbajnë mend shumë mirë ish-lojtarin e tyre i cili ka pasur aftësi të veçanta lidershipi kur ka luajtur së fundmi për francezët.

Ndërsa së fundmi i pyetur në lidhje me situatën në të cilën gjendet skuadra franceze, Cana u shpreh me tone kritike për trajnerin Rudi Garcia. E gjitha lidhej me pozicionin e lojtarit, Luis Gustavo. Braziliani së fundmi është aktivizuar në mbrojtje një pozicion i cili nuk është natyral për të pasi ai luan në mesfushë dhe këtë ka dashur edhe Cana t’ia bëjë të qartë trajnerit Garcia.

“Ai nuk është një mbrojtës. Nuk mendoj se Gustavo është lojtari i duhur për t’u përshtatur në qendër të mbrojtjes. Ai mund të ndihmojë dhe po e bën. Më vjen keq, por nuk është mbrojtës. Në mesfushë, ti mund t’i lejosh vetes të humbësh një apo dy herë topin. Diçka normale, por mbrapa është e ndaluar”, ka thënë Cana.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunë së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka mbajtur të…