Cancelo: Ja pse zgjodha Bayernin

31 janar 2023 | 14:04

Tashmë është zyrtare. Mbrojtësi portugez Joao Cancelo është transferuar te skuadra e Bayern Munchen. Ai do të luajë me kampionët e Gjermanisë në formë huazimi deri në fund të sezonit. Lajmin e konfirmoi skuadra e Manchester City përmes një komunikate në rrjetet sociale.

28-vjeçari portugez ka mbërritur që dje në Mynih, ku sot ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka nënshkruar kontratën e re. Duke folur për aventurën e re me kampionët e Gjermanisë, Cancelo ka thënë: “Bayern Munchen është një ekip i madh, një ndër më të mirët në botë”.

“Për mua është një motovim shumë i madh që të luaj këtu bashkë me mjaft futbollistë të tjerë të jashtëzakonshëm. Për këtë arsye vendosa të vij këtu. E di që kjo skuadër jeton për të fituar trofe dhe tituj çdo vit. Kam uri për fitore e trofe, ndaj do të jap maksimumin tim”, ka shtuar Joao Cancelo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka mbajtur mbledhjen…