Cannavaro kritikon Rrahmanin për golin e shënuar nga Lewandowski

22 shkurt 2024 | 16:09

Napoli barazoi ndaj Barcelonës me rezultatin 1-1 në kuadër të fazës eliminuese të Ligës së Kampionëve.

Në fakt, napolitanët ishin në disavantazh me golin e Robert Lewandowskit në minutën e 60, por e arritën barazimin me Victor Osimhen 15 minuta më vonë.

E për golin e pësuar të ekipit italian ka folur Fabio Cannavaro, i cili e ka fajësuar mbrojtësin Amir Rrahmani.

“Nëse një mbrojtës e lë topin të kalojë nëpër këmbët e tij, siç bëri Rrahmani në fillim dhe Di Lorenzo më vonë, ju po vrisni efektivisht portierin tuaj. Rregulli numër një për një mbrojtës është të mos lejosh kurrë që ai top të kalojë nëpër këmbët e tua. Detyra juaj parësore është ta ndaloni topin të dalë”, ka thënë ish-mbrojtësi italian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse adhuroni ekranet e mëdha, smartphonet me bateri që zgjasin…