Përse seria e Galaxy S24 do të ndryshojë mënyrën sesi e shikojmë dhe çfarë duhet të presim nga një smartphone

22 shkurt 2024 | 16:07

Nëse adhuroni ekranet e mëdha, smartphonet me bateri që zgjasin për orë e orë të tëra, pavarësisht përdorimit gjatë gjithë ditës, pajisjet që ju ndihmojnë të çoni përpara pasionet e reja dhe t’ju fuqizojnë në përditshmërinë tuaj, atëherë seria më e fundit e Galaxy S24, është zgjidhja për ju. Smartphonët po ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si komunikojmë ditët e sotme, si argëtohemi, si punojmë etj dhe një telefon i zgjuar është shumë më shumë një pajisje e thjeshtë komunikimi. Me zhvillimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, industria mobile, po ridimensionon themelet e saj dhe SAMSUNG është pioner i kësaj dekade të re me lançimin e serisë së re Galaxy S24. Kjo gjeneratë e re smartphone-sh është një shkrirje perfekte mes kreativitetit dhe produktivitetit dhe padyshim do të jetë seria që do të ndryshojë mënyrën sesi do i shihni smartphonët . Përvoja juaj nuk do të jetë kurrë më e njëjtë, pasi kjo seri hap dyert drejt një epoke të re, të pazbuluar më parë.  Por le të përmbledhim më poshtë disa nga arsyet përse Galaxy S24 do të ndryshojë pritshmëritë tuaja ndaj një telefoni të zgjuar.

Një ekran që ju lejon të shijoni çfarëdo lloj përmbajtjeje në çfarëdo lloj kushtet

Samsung Galaxy S24 Ultra, Android-i më i fundit 6,8 inç është smartphone i bërë për ju.  Nëse jeni duke menduar të bleni një telefon të madh, dizajni 6.8 inç i S24 Ultra kualifikohet si gjigant, dhe sigurisht një ekran i tillë vjen me disa përmirësime të këndshme në krahasim me modelin e vitit të kaluar. Ekrani i S24 Ultra ka aftësinë të bëhet jashtëzakonisht i ndritshëm, edhe nëse jeni duke e përdorur telefonin nën rrezet e diellit. Kjo pajisje krenohet me një shkëlqim të ri maksimal prej 2600 nit (një përmirësim goxha me rëndësi në krahasim me S23 Ultra). Përmes këtij ekrani, lojërat, serialet dhe videot nuk do i shihni më njësoj.

Jetëgjatësi fenomenale e baterisë që nuk ju lë kurrë në baltë

Një arsye pse duhet të zgjidhni një nga pajisjet e serisë S24 ëhtë sepse ato ofrojnë qëndrueshmëri më të gjatë dhe bateria 5000 mAh e S24 Ultra është fenomenale. Në një test së bëri së fundmi nga një person i pasionuar pas teknologjisë rezultoi se bateria e S24 ultra ka zgjatur më shumë se 25 orë, teksa xhirohej një video 4K.

Ekspertë të komunikimit pa një diplomë, por thjesht me një pajisje Galaxy S24

Një nga qëllimet kryesore të Galaxy AI [1]është padyshim përmirësimi i komunikimit. Nëse nuk jeni shumë të zotët në gjetjen e fjalëve, në përshtatjen e një mesazhi apo keni frikë se meazhi juaj nuk përcjell atë që doni të thoni, mos u shqetësoni. Chat Assist do të gjejë fjalët e duhura për ju, dhe ngjyrimet e duhura të fjalëve, për të stabilizuar tonet e bisedës dhe për të siguruar që komunikimi të tingëllojë ashtu siç e kishit menduar. Organizimi do të jetë gjithashtu me i lehtë falë Note Assist në Samsung Notes, duke paraqitur përmbledhje të krijuara nga AI, krijimin e modeleve që riorganizojnë shënimet me formate të parapërgatitura dhe krijimin e kopertinës për t’i bërë shënimet lehtësisht të dallueshme me një pamje paraprake të shkurtër. Për regjistrimet zanore, edhe kur ka shumë altoparlantë, Transcript Assist përdor AI dhe teknologjinë teknologjinë Speech-to-Text për të transkriptuar, përmbledhur dhe madje përkthyer regjistrimet.

Kamera që do ju shndërrojnë në një artist sa hap e mbyll sytë

Teknologjia e kamerës së Samsung është në krye të listës, përse kjo seri do të shndërrohet në të preferuarën tuaj.  Këtë vit, kryefjala e risisë lidhur me kamerat ishte Inteligjenca Artificiale. Falë këtij novacioni, çdokush që kërkonte prej kohësh të hulumtonte botën e fotografisë dhe një pasion të ri, do e ketë më të lehtë, eksplorimin e një arti kaq sublim. Falë Edit Suggestion, Edit Generative apo opsioneve të tjerë të mbështetura nga AI ju do të çoni më tej, pasionin për fotografinë. Gjithçka që ju mbetet është të eksploroni këto karakteristika dhe të mbështeteni tek AI.

Kërkimi në motorrët e kërkimit nuk ka qenë kurrë më parë kaq i lehtë

Komunikimi nuk është mënyra e vetme me të cilën Galaxy S24 i çon në tjetër nivel përfitimet themelore të telefonit në të ardhmen. Kërkimi në internet ka transformuar pothuajse çdo aspekt të jetës. Galaxy S24 shënon një moment historik në historinë e kërkimit, si telefoni i parë që ka debutuar me Circle to Search intuitiv, të drejtuar nga gjeste me Google. Për t’u dhënë përdoruesve të Galaxy një mjet të ri të jashtëzakonshëm, Galaxy iu drejtua udhëheqësit botëror të kërkimit, Google, dhe hapi forma të reja zbulimi me një gjest të thjeshtë. Me një shtypje të gjatë në butonin Home, mund të rrethoni, të theksoni, të vizatoni ose të prekni çdo gjë në ekranin e Galaxy S24 për të parë rezultate kërkimi të dobishme dhe me cilësi të lartë. Nëse shihni një pikë referimi të bukur në sfondin e postimit të mikut tuaj në rrjetet sociale ose një fakt befasues argëtues në YouTube Shorts, mund të mësoni mjaft shpejt më shumë, pa pasur nevojë të largoheni nga aplikacioni ku jeni. Madje në varësi të vendit ku ndodheni, për kërkime të caktuara, do të jeni në gjendje të shihni përmbledhje krijuese të fuqizuara nga AI që ofrojnë informacione dhe kontekst të dobishëm të bashkuar nga i gjithë interneti dhe të bëni pyetje më komplekse dhe me nuanca. Është kaq e lehtë.

Këto ishin vetëm disa nga arsyet që do ju bëjnë të “dashuroheni” menjëherë pas Galaxy S24, por na besoni çdo karaktersitikë e kësaj serie është epike.

[1] Veçoritë e Galaxy AI do të ofrohen falas të paktën deri në fund të vitit 2025 në pajisjet e Samsung Galaxy.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një numër i revistës së përjavshme ruse, Sobesednik, kushtuar pjesërisht…