Çanta e luftës

27 shtator 2020 | 21:19

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bashkim Fazliu “Migjeni”, ka postuar në profilin e tij në ‘Facebook’, çantën të cilën e ka mbajtur gjatë periudhës së luftës 1998/99.

Aty në çantë me kërkesën e tij kanë vendosur shumë ushtarë nënshkrimet e tyre.

Shumë nga këta nënshkrues, ushtarë të asaj periudhe tani nuk janë në mesin tonë.

Postimi i plotë i Fazliut:

Për herë të parë po e publikoj një relikt nga lufta e UÇK-së, një relikt i rrallë që mund të gjindet sot nëpër ushtarë të lirisë.

Kisha një ide atëherë që bashkëluftëtarë të ndryshëm të nënshkruheshim në çantën time e cila do t’na mbetej si kujtim lufte, pasi siç thotë Kadareja, “të gjithë ishim të fejuar me vdekjen” dhe nuk i dihej epilogu askujt.

Kjo copëz, është pjesa e prerë nga Çanta Ushtarake, ku janë të nënshkruar shumë nga ushtarët dhe eprorët e UÇK-së në Jezerc e Mollopolc, duke filluar nga Komanda e ZON-ës, ndërmjet viteve 1998-1999.

Vlerësoj se ky relikt ka vlerën e vet historike dhe sidomos për muze, pasi është autentik (si edhe shumë të tjera që do të prezantohen dekada tjera). Është një fakt me rëndësi kruciale, se këtu i gjeni nënshkrimet autentike të atyre që patën fatin më të mirë se ne, duke rënë Dëshmorë të Lirisë. Këtu, mund t’i gjeni nënshkrimet e Dëshmorëve dhe Heroinës sonë si vijon:

HYRË EMINI – “MIRA”

GURSEL SYLEJMANI – “AGIMI”

SEJDI SEJDIU – “LABINOTI”

NAIM BEKA – “SOKOLI”

VEZIR JASHARI – “FLAMURI”

BEKIM OSMANI – “QERSHI”

Lavdi gjithë të rënëve breza me rradhë për Liri dhe Pavarësi Kombëtare!

(p.s.) Këtë relikt origjinal nuk do ta dorëzoj në asnjë muze pasi nuk kam besim në ruajtjen e tij nga asnjë muze. Ndërsa muzetë dhe kushdo tjetër mund ta kenë këtë fotografi të ekspozuar me kusht që të tregohet pronari i saj dhe ideatori i saj, përkatësisht unë, Bashkim Fazliu – Migjeni.

Me përulje para Lavdisë,

Bashkim Fazliu ‘Migjeni’

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Mbretërinë e Bashkuar, 5,693 raste të coronavirusit janë regjistruar…