Capello: Interi është favorit për ‘Scudetto’

12 janar 2021 | 12:54

Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit, Fabio Capello, këmbëngul se Interi është më favorit nga ekipet e tjera për të fituar “Scudetton”.

Gjithashtu, ai deklaron se zikaltrit nuk kanë nevojë për blerje të reja, por Conte duhet të menaxhojë më mirë ekipin.

“Interi? E kam thënë në fillim të sezonit dhe mund ta konfirmoj sërish që ata mbeten favorit për titullin. Conte nuk ka asnjë arsye për të kërkuar blerje të reja, sidomos tashmë që janë dhe jashtë Evropës. Menaxhimi i grupit do të jetë një faktor shumë i rëndësishëm në sezonin e zikaltërve”, ka thënë Capello.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi është në…