Capello ‘skanon’ Ligën e Kampionëve: Kujdes Interin

14 shkurt 2024 | 14:17

Liderët e Serie A, Inter do të dalin në fushë të martën e ardhshme ndaj Atletico Madridit, në ndeshjen e parë të 1/8 finale.

Objektivi i skuadrës së Simone Inzaghit është të provojë të kalojë në raundin tjetër. Angazhimi nuk do të jetë i lehtë, por pas finales së vitit të kaluar kundër Manchester City, skuadra e Simone Inzaghit do të përpiqet të përmirësojë më tej pozicionin e saj në nivel ndërkombëtar.

Mbi ndeshjen e 20 shkurtit në “San Siro”, Fabio Capello foli për “Sky Sport”: “Mbrojtja zikaltër është shumë e mirë. Fola me disa gazetarë të huaj dhe më pyetën: Çfarë mendon për Interin? Ai është në krye të kampionatit italian, nuk pëson gola dhe mbi të gjitha ka luajtur tashmë në një finale të Ligës së Kampionëve? Kjo nënkupton shumë, ndaj ju them të gjithëve: kushtojini vëmendje Interit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka promovuar librin “Ora e…