Cardi B firmos dokumentet e divorcit nga Offset

17 shtator 2020 | 12:04

Reperja e njohur Cardi B ka vendosur të ndahet nga bashkëshorti i saj Offset, pas tri vjetësh së bashku.

Cardi ka firmosur dokumentet e divorcit dhe ka kërkuar kujdestarinë e vajzës. Cardi u martua me reperin në një ceremoni sekrete në vitin 2017 dhe ata kanë një vajzë dyvjeçare që quhet Kulture, megjithatë romanca e tyre mori fund pasi u raportua se Offset e kishte tradhtuar reperen më shumë se një herë.

Dokumentet e gjykatës deklarojnë se nuk ka perspektivë për një pajtim mes çiftit dhe se marrëdhënia është prishur në mënyrë të pakthyeshme. Sidoqoftë, dokumentet shtojnë se Cardi shpreson që divorci të zgjidhet me marrëveshje mes palëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë…