Cardi B zbulon përfitimet që të sjell fama

23 janar 2019 | 22:51

Një prej repereve më të suksesshme të momentit, Cardi B ka rrëfyer se fama i sjell shumë përfitime.

Para disa muajsh, ajo kishte anuluar performancën në Las Vegas pasi ishte në ditët e fundit të shtatzënisë dhe duhej të kujdesej për veten dhe vogëlushen Kulture.

Këtë vit, është rikthyer më fuqishëm se kurrë në muzikë dhe gjatë ditëve të fundit dha performancë në resortin “Palms Casino” në Las Vegas, i cili i ka dhënë të drejtën për të qëndruar atje sa të dëshirojë.

Pronarët i kanë ofruar reperes që të xhirojë videoklipet dhe të punojë me projektet muzikore atje.

Palms Casino përfshin dhe striptizë, gjë që lidhet me Cardin pasi para famës ishte striptiste dhe ka realizuar një klip që ia dedikon jetës si kërcimtare dhe parave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi personal i ish-diktatorit Enver Hoxha apo fondi personal i…