Casemiro në janar mund t’i bashkohet PSG-së

15 dhjetor 2023 | 15:01

Largimi i mesfushorit brazilian Casemiro nga skuadra e Manchester United duket të jetë i pashmangshëm. 31-vjeçari është në sezonin e tij të dytë me “djajtë e kuq”, por këtë vit nuk po shkëlqen dhe problemet fizike e kanë ndalur disa herë.

Për këtë arsye ai mund të largohet që në janar, pavarësisht kontratës që ka me Manchester United deri në vitin 2026. Sipas “The Sun”, për mesfushorin është interesuar ekipi i PSG-së, gati ta sjellë në Paris që në janar.

Përvoja e Casemiros mund të jetë një armë më shumë për francezët në arenën ndërkombëtare, ndaj dhe po këmbëngulin në këtë transferim. Për brazilianin janë interesuar edhe nga Arabia Saudite, gati të bëjnë një ofertë më të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur ambasadorin e ShBA-së,…