Cavani refuzon Interin

01 gusht 2019 | 16:23

Vështirësitë që po has Interi për të gjetur një sulmues klasi janë shumë të mëdha. Pas Lukakut, i cili duket larg zikaltërve, tashmë vjen dhe një refuzim tjetër.

Siç raporton “Sport Mediaset”, plani B i Interit quhet Edison Cavani, i cili ka dhe një vit kontratë me PSG-në.

Por uruguaiani, dëshiron të qëndrojë në Paris dhe të vazhdojë aventurën franceze. Tashmë do të jetë shumë e vështirë për Interin të bind lojtarin, pasi ai duket i prerë në vendimin e tij. Trajneri Antonio Conte duhet të presë ende për një sulmues, pasi deri tani të gjitha “pistat” e merkatos për repartin ofensivë janë bllokuar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka marrë…