Vushtrrisë i rikthehen shërbimet 3 dhe 4G, Istrefi i bindur se Telekomi po rimëkëmbet

01 gusht 2019 | 15:46

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka marrë pjesë në përfundimin e punimeve të antenës në qytetin e Vushtrrisë.

Kjo antenë është vendosur në njërin prej objekteve të shkollës policore dhe do të jetë pa shpenzime dhe pa pagesë.

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka thënë se kjo antenë do të mbulojë me shërbime 4 G dhe LTI pjesën kryesore të Vushtrrisë. “Kjo antenë e ka një pozicion jashtëzakonisht strategjik në qytetin e Vushtrrisë, ku pjesën kryesore të Vushtrrisë e mbulon tash me shërbime 4 G dhe LTI pasi ka pasur ndërrim të lokacionit në këtë zonë një ndërtesë e cila është dashur me u rregullua nga Shkolla e Policisë është vendosur mbi ndërtesë dhe na sot e kemi bë promovimin e kësaj dhe e kemi lëshua ku qytetar dhe qyteti i Vushtrrisë kanë mundësi që të gjitha shërbimet e 3G, 4G që nuk i kanë pasur për 3 muaj. Tash i kanë këto shërbime me kualitetin më të mirë të mundshëm”, u shpreh ai.

Istrefi falënderoi Policinë e Kosovës për lëshimin e kësaj hapësire në shfrytëzim pa pagesë. “Ky është MTES-i i 5 që na i quajmë RUFt UP dhe i kemi diku 4 antena që janë. Në lartësinë 35 metra që janë ndërtuar nga stafi i ynë i brendshëm që kjo nuk ka ndodhur ma herët që 20 vitet e fundit ne si kompani kemi arrit që me këto ti kursejmë mbi 100 mijë euro. Unë jam shumë falënderues dhe mirënjohës për gatishmërinë qe stafi i brendshëm 24 orë që të fillojmë me kursimet në Telekomin e Kosovës, pasi siç dihet jemi në një gjendje jo të mirë financiare dhe me këtë punë me në këtë 6 mujorësh me këtë vullnet që e kemi do të arrijmë një qëndrueshmëri jashtëzakonisht të mirë për Telekomin e Kosovës”, ka deklaruar Istrefi.

Ai tutje ka thënë se ky është qyteti i 6-të që kanë vendosur një antenë të tillë, ndërsa do të vazhdojnë me reforma edhe në të ardhmen. “Kjo antenë e cila u lëshua sot është më vazhdën e reformave që po ndërmerr Kryeshefi i Telekomit për rimëkëmbjen e kësaj kompanie”.

Po ashtu Istrefi bëri të ditur se janë ndërprerë 47 kontrata, që janë cilësuar të panevojshme dhe janë kursyer mbi 100 mijë euro. “E falënderoj drejtorin teknik që me marrjen e detyrës ka arritur me i targetua mbi 47 kontrata që kanë qenë që kanë qenë me mirëmbajtje të BTS-ve, që i ka shkëput ato kontrate dhe e ka parë të arsyeshme që pasi që e ka pa që në ato zona ka mundësi me u furnizua me rrymë pa gjeneratorë. Jemi duhet identifikuar së bashku me ekipin që në ato zona ku nuk ka nevojë për shërbimet e një BTS-së kemi vendosur që me e bë tërheqjen e tyre e dhe aty ku ka nevojë”, ka deklaruar ai, shkruan “EO”.

Përkitazi me këtë çështje foli edhe drejtori teknik në Telekom, Faton Isufi. “43 kontrata për furnizim janë shkëput në regjion të Prishtinës. 43 mijë euro janë kursyer për qira mujor. Ndërtimi i këtyre transmetuesve është bëtë nga stafi teknik i Telekomit e jo kompanitë e tjera siç është bërë më herët, nga me vegla pune me pajisje të sigurisë që nuk i kanë pasur deri tani, e gjithë kjo është mundësuar nga Telekomi i Kosovës”, u shpreh Isufi.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar sot se në rast se zgjedhjet s’do të mbahen me 13 tetor, atëherë sipas tij, Shqipëria s’ka asnjë shans që t’i hapen negociatat nga Bashkimi Evropian.

Madje Presidenti tha se ishte i gatshëm të japë dorëheqjen nga posti i tij.

Meta tha se në rast se Rama do të donte që ai do jepte dorëheqjen nga ky post, ka kusht që në vendin e tij të zgjidhej si President Rexhep Mejdani. “Nëse kërkon kryeministri jam i hapur të lë detyrën e Presidentit duke konkurruar në 13 tetor, por vetëm me një kusht që në këtë zyrë të vijë një njeri me integritet, që ka qenë në këtë zyrë dhe ka provuar se mbrojtja e interesit kombëtar është mbi çdo gjë tjetër, p.sh si profesor Mejdani”, ka thënë Meta.

“Është një njeri që ato dy tre çështje do i mbronte edhe më mirë se unë. Kështu që mos bëjmë sikur nuk e shohim thellimin e krizës”, ka shtuar më tej ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar sot se në…