Kushti i Metës për dorëheqje

01 gusht 2019 | 15:38

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar sot se në rast se zgjedhjet s’do të mbahen më 13 tetor, atëherë sipas tij, Shqipërisë nuk ka asnjë shans që t’i hapen negociatat nga Bashkimi Evropian.

Madje presidenti tha se është i gatshëm të japë dorëheqjen nga posti i tij, por me një kusht.

Meta tha se në rast se Rama do të donte ai do jepte dorëheqjen nga ky post, por me kushtin që në vendin e tij të zgjedhej president Rexhep Meidani.

“Nëse kërkon kryeministri jam i hapur të lë detyrën e presidentit duke konkurruar në 13 tetor, por vetëm me një kusht që në këtë zyrë të vijë një njeri me integritet, që ka qenë në këtë zyrë dhe ka provuar se mbrojtja e interesit kombëtar është mbi çdo gjë tjetër, p.sh si profesor Meidani”, ka thënë Meta.

“Është një njeri që ato dy-tri çështje do t’i mbronte edhe më mirë se unë. Kështu që mos bëjmë sikur nuk e shohim thellimin e krizës”, ka shtuar më tej Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh lider i…