Cavusoglu: Mogherini i tejkaloi kufijtë

23 nëntor 2018 | 11:08

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, i ka tejkaluar kompetencat e saj duke bërë thirrje për lirimin e udhëheqësit të burgosur kurd, Selahattin Demirtas.

“Ajo i tejkaloi kufijtë e saj pak”, ka thënë Cavusoglu të premten për “CNN”-in turk, një ditë pasi Mogherini shfaqi shpresën se Demirtas, i cili është burgosur në Turqi që dy vjet, nën akuzat për terrorizëm, do të lirohet së shpejti.

Mogherini i ka bërë komentet të enjten në një konferencë të përbashkët për medie me Cavusoglun, në Ankara.

Demirtas, 45 vjeç, njëri nga bashkudhëheqësit e Partisë Popullore Demokratike, është arrestuar në nëntor të 2016-ës për lidhje të dyshuara me militantët kurdë.

Të martën, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me seli në Strasburg, i ka bërë thirrje Ankarasë të lirojë Demirtasin.

Demirtas i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka thënë se rasti i tij është i motivuar politikisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Prishtinës, Armend Thaqi, ka paralajmëruar se Prishtina synon…