Thaqi: Ferizaj ekip i papërshtatshëm, por ne mendojmë vetëm për fitore

23 nëntor 11:03

Mbrojtësi i Prishtinës, Armend Thaqi, ka paralajmëruar se Prishtina synon fitoren e nëntë me radhë në ndeshjen ndaj Ferizajt.

“Edhe pse udhëtojmë te kundërshtari, i cili në ndeshjen e parë na kishte befasuar, këtë herë nuk e mendojmë një gjë tillë, por mendojmë vetëm për tri pikët. Shkojmë vetëm për fitoren e nëntë të radhës, duke dashur ta mbyllim stinorin në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Thaqi për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas.

Mbrojtësi Thaqi e ka vlerësuar Ferizajn skuadër të papërshtatshme dhe e ka lavdëruar edhe trajnerin e saj, Afrim Tovërlanin.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superliga në futboll rikthehet pas një pushimi për shkak të…