Cazorla rikthehet te Villareali

06 qershor 2018 | 11:25

Santi Cazorla rikthehet në shtëpi. Pas 7 vitesh mesfushori me tipare sulmuese do të jetë sërish pjesë e Villarealit në La Liga, klubit që e lançoi në futbollin e madh.

Me nëndetësen e verdhë Cazorla ka luajtur nga 2003 deri në 2006 dhe nga 2007 deri në 2011-ën. Merr fund kalvari i dëmtimeve për ish mesfushorin e kombëtares spanjolle, i cili nuk luan që nga viti 2016-të për shkak të dëmtimit që pësoi në tendinën e Akilit. Pas 6 sezonesh në moshën 33-vjeçare Cazorla ka lënë Arsenalin për t’u bashkuar sërish me Villarealin.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, në kuadër të vizitës dyditore…