Çdo tavolinë do të ketë nga katër persona, kështu pritet të merret vendimi lidhur me hapjen e sallave të dasmave

26 maj 2021 | 19:32

Pas takimit që kanë pasur përfaqësuesit e Hotelerisë së Kosovës me ministrin Arben Vitia dhe përfaqësuesit e tjerë shtetërore është bërë e ditur se të premten pritet të publikohet vendimi lidhur me hapjen e sallave të dasmave.

Pas këtij takimi nga Oda e Hotelerisë është theksuar se 95% e kërkesave veçse janë pranuar, por që duhet pasur kujdes të shtuar.

Nga kjo javë deri më 15 qershor do të punohen disa manuale në bazë të së cilave do të funksionojnë sallat e dasmave.

Hysen Sogojeva nga Oda e Hotelerisë ka theksuar se janë dakorduar me një propozim që çdo tavolinë në sallë të ketë 4 persona.

“Ekziston mundësia që ti përmbahemi kësaj guide që është tani, p.sh në hapësira jemi dakordu që të ketë, në çdo tavolina 4 veta, dmth distanca të jetë 2 metra e gjysmë, kështu që i bjen që në 250 metra katrorë, të jenë 100 persona. Qetash me i lëshu dasmat, nuk ka më dasma me 500, 600 veta, maksimumi do të jenë 150, 200. Nuk ka më dasma masovike, ne duhet ti përmbahemi udhëzimeve”, tha ai për Kanal10.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teuta është zyrtarisht skuadra kampione e Shqipërisë në këtë sezon.…