“Mbretëresha” shpallet kampion pas 27 vitesh

26 maj 2021 | 19:23

Teuta është zyrtarisht skuadra kampione e Shqipërisë në këtë sezon.

Ekipi durrsak mposhti 6-1 Apoloninën në “Niko Dovana”, duke u rikthyer pas 27 viteve te titulli kampion.

Hera e dytë në histori që trofeu i madh zbarkon në qytetin bregdetar.

Dejvi Bregu ishte heroi i ekipit të Edi Martinit me një tregolësh, teksa fitorja tenistike u plotësua nga Lorenco Vila, Renato Arapi dhe Sebino Plaku. Pa vlera eurogoli i Redon Mihanës për ekipin fierak, që e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë pas daljeve me të kuq të Repajt dhe Sotës.

Festë në kampin e Teutës dhe lot në “Loro Boriçi”. Vllaznia mposhti 2-0 Laçin falë golave të Herald Markut nga pika e bardhë e penalltisë dhe Haris Dilaver në pjesën e dytë. Sezon fantastik për ekipin shkodran, që mund të fitojë një trofe nëse mposht Skënderbeun në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Kastrioti ia doli të fitojë 1-2 Kukësin dhe tani do të përballet me Tomorin në finalen e “play-off”. Devid dhe Daci realizuan golat e fitores për ekipin krutan. Bylisi i bashkohet Apolonisë në Kategorinë e Parë.

Skuadra ballshiote doli pa pikë nga takimi shtëpiak me Partizanin. “Demat” e Ilir Dajës fituan 2-4 falë golave të Carës, Cardosos, Selitës dhe Malës. Sfida tjetër, Tirana-Skënderbeu përfundoi 3-1 për ekipin kryeqytetas. Taulant Seferi shënoi dy gola për vendasit. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE, JAVA E FUNDIT

Kukësi-Kastrioti 1-2
(Ibraimi 88′ / Devid pen. 45′, Daci 87′)
Bylis-Partizani 2-3
(Spahiu 25′, Beji 70′ / Cara 34′, Cardoso 62′, Selita 89′, Mala 90′)
Vllaznia-Laçi 2-0
(Marku pen. 25′, Dilaver 59′)
Teuta-Apolonia 6-1
(Bregu 16′, 49′, L.Vila 27′, 65′, Arapi 77′, Plaku 90+1′ / Mihana 34′)
Tirana-Skënderbeu 3-1
(Seferi 30′, 87′, Gjumsi 41′ / Pusi 44′)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesor i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Alban Zeneli…