Çeferin do të jetë i pranishëm në ndeshjen Maqedoni – Kosovë

20 janar 2020 | 13:12

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka thënë se presidenti i shtëpisë më të madhe në të futbollit evropian UEFA, Aleksander Çeferin do te jetë i pranishëm në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Maqedoni e Veriut – Kosovë. Kjo ndeshje do të luhet më 26 mars në Shkup.

“Presidenti Aleksander Çeferin ka konfirmuar se do të jetë prezent në këtë ndeshje. Kjo sfidë konsiderohet e rrezikshmërisë së lart, por besoj dhe shpresoj se do të kalojë pa probleme”, ka thënë Salihu.

Fituesi i ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër Bjellorusi – Gjeorgji ku fituesi do ta sigurojë një biletë për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është…