Çeferini do të largohet nga UEFA pas mandatit të tij

08 shkurt 2024 | 14:11

Njeriu i parë i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, UEFA, Aleksandr Çeferin ka dhënë një informacion të rëndësishëm gjatë kongresit të mbajtur në Paris.

Çeferin paralajmëroi se nuk do të jetë më pjesë e UEFA-s pas vitit 2027, kur edhe i skadon mandati. 56-vjeçari gjatë vitit 2016 ishte emëruar president i UEFA-s dhe ishte i shtati në historinë e kësaj shtëpie.  Ai mori 42 vota duke e mposhtur kundërshtarin e tij, Michael van Praag.

Edhe pse ishte raportuar se Çeferin do të kandidoj sërish për president, sot gjatë kongresit të UEFA-s tregoi se nuk e ka ndërmend të vazhdoj tutje pas vitit 2027.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Major Amir Gërguri ka marrë udhëheqjen e Divizionit të Njësive…