Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeko, ka theksuar nevojën për zgjerim të konsiderueshëm të flotës së autobusëve dhe krijimin e korsive të veçanta për transport publik në Prishtinë.
Sipas tij, Prishtina ka nevojë për rreth 240 autobusë për të siguruar një trafikë urbane efikase, me fokus të veçantë në automjete elektrike dhe standarte moderne që nuk ndotin ajrin.
“Prishtinës i duhen rreth 240 autobusë për të pasë një trafikë urban efikas. Mundësisht sa më shumë autobusë elekrikë dhe të standarteve të reja që nuk e ndotin ajrin për ta përfshirë jo vetëm territorin e komunës por edhe lidhjet me Fushë Kosovë, Obliq, Lipjan, Graçanicë dhe Podujevë. Ëshë shumë me rëndësi që kur të vijnë këta autobusë të kemi korsi të veçantë, sidomos zonën qendër. Sepse ti kot shton autobusë, ata prapë bllokohen në të njëjtin trafikë. Propozimi ynë është korsia e veçantë që përdoret për autobusë, për taksi, polici, zjarrfikës dhe emergjenca tjera.” – tha ai në “Debat Plus”.