Osmani viziton Universitetin e Pittsburgh-ut: Arsimi, çelës i së ardhmes së Kosovës

29 shtator 2025 | 21:44

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Universitetin e Pittsburgh-ut në SHBA, ku dikur kishte studiuar dhe ligjëruar.

Ajo u shpreh mirënjohëse për kontributin e universitetit në përgatitjen e ekspertëve që sot japin një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës.

Osmani theksoi se investimi në arsim është investim në të ardhmen dhe vlerësoi mbështetjen amerikane si vendimtare për rrugëtimin demokratik dhe integrimin ndërkombëtar të vendit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, është takuar mbrëmë me sportistë,…