Çeku: Gjakova dhe Kosova do të kenë një stadium të nivelit ndërkombëtar

24 shtator 2024 | 14:09

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se me dinamikë të lartë po zhvillohen punimet në stadiumin e Gjakovës. Sipas tij, Gjakova dhe Kosova do të kenë një stadium të nivelit ndërkombëtar, i cili do të ofroj kushte moderne për futbollistët dhe sportdashësit.

“Me dinamikë të lartë po zhvillohen punimet në stadiumin e Gjakovës. Gjakova dhe Kosova do të kenë një stadium të nivelit ndërkombëtar, i cili do të ofroj kushte moderne për futbollistët dhe sportdashësit. Kemi ndarë nëntë milionë euro për ta përfunduar stadiumin, në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës. Investimet në infrastrukturë sportive po vazhdojnë dhe nuk do të ndalen, si për nevoja të brendshme, po ashtu edhe në përgatitje për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fund të gushtit të kaluar, Wojciech Szczesny i befasoi…